August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NËNA IME

Si të mos i shkruaj
disa fjalë për ty
ato këngë të gjumit
që m’përkunde ti

Si mos t’i kujtoj
ledhatim et tua
zgjohu nënë nga gjumi
hapi sytë për mua

Zgjohu të shetisim
si dikur n’Pranverë
mbi shpatin e bukur
ku del ai diell

Ku qel ajo lule
dikur i merrje erë
tash po e këpus
mbi varr të t’a hedhë

E pastër si loti
ike në amshim
me mbushë me fjalë
me plotë mallëngjim
DRITON MULAJ

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com