August 3, 2024

Stuhite e Marsit! – Seti Pezaku Vladi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

STUHITË E MARSIT

U linda më 21 mars,
Muajit të parë të pranverës,
Njëherazi me mimozat që erëmonin qytetin
Kur ende bora shkrinte pullazeve.

Me buzëqeshjen linda,
Atavizma e qelizës sime.
Përherë ag mëngjesi
Krasitur nga ëndrrat e shilarësit të natës.

Nuk e dija se e doja aq shumë hapsirën,
Më shumë se perlat që farfurijnë!
Çlirova gjithë stuhitë e marsit
Të lëvizin lirshëm klithmat e poezisë sime.
Sa shumë psherëtima
Kam varrosur nën murana netësh!
Edhe psherëtimat e diellit me dhëmbë
Kur një mbrëmje mbytej në gjakun e tij
Shtrirë mbi det.

Atë natë ndeza qirinj yjesh,
Që asnjë diell flakën nuk ua fik
Mbolla trëndafila të kuq
Në qiellin e netëve të marsit.

@seti pezaku vladi
28/06/2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com