August 11, 2024

Kujtimet vijne… – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUJTIMET VIJNE…

U linda dhe u rrita,n’Tirane, kryeqytet,
isha femije i lumtur,por s’kisha pare det.

Me tha babi ne vesh,nje dite ashtu thjeshte,
do te shkojm’ ne Durres,me babin princeshe.

Ate nate s’fjeta fare,sic mund ta kuptoni,
perdridhesha ne shtrat,vec nga emocioni.

Ne mengjes u nisem, me babin perdore,
sa mbritem ne Durres,me bleu akullore.

Rrija si e hutuar, mendja atje me mbeti,
nje cast ngrita zerin,o ba, po ku eshte deti.

Ja ku eshte tha babi,shiko sa i madh,
hajde, vrapo tani,me te tjeret bashke.

Vrapova gjithe gezim,tek bregu u ndala,
mu lagen sandalet,se shpejt me erdhi vala.

Nisa qe te qaj,mu gjend babi prane,
bije, nuk ke bere faj,e vala te ka xhan.

Me hoqi sandalet,vrapova gjithe qef,
ne det te pllaquritem,e te notoj si peshk.

Ishte takimi i pare,me detin e stermadh,
miq u beme te pandare,gjithe jeten bashke.

Ha ha sa qesha, me gezoi historia,
me pelqen kur kthehem, tek femijeria.

Tirane 15 06 2020,
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com