Të pres! – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Të pres!
Në bregun tonë të pritjes
Aty ku mallin lamë
Ku fjalët që pëshpëritëm
Detit peng ja lamë
Nën dritëzën e hënës
Ku fatin ledhatuamë
E afshinë e përvëluar
Stinëve ja dhuruam
Të pres aty ku shpirti digjet
N’qiell, n’tokë pak ka rëndësi
Aty ku trupat tanë mbuluanë
Prushin e dashurisë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com