Jetuam si engjëj,në shtromat e shejtanit..! – Ardian Muca
Mirembrema miq kudo,që jeni e frymoni..!
Jetuam si engjëj,në shtromat e shejtanit..!
Vërtetë u rrita krenar,në këto rrugica.
Nderin e Dinjitetin,i kisha të vetmit shokë.
Nuk dolëm nga avllia ,as nga plevica.
Me Laron e Balon ishim miq për kokë..!
*
Krenarinë na e vranë tek kloni i shtetrrethimit.
Trimin e Shpresën i spiunote “Besniku i partisë”.
Dembeli e hajduti ishin mbretër të kolektivizimit.
Guximtarët dhëmbë mpirë,ikën pêrtej avllisê.
*
Me Vullnetin u rrita e lidhëm besën.
Në vitet e Lirisë,me Lumturinë vura kurorë.
Mora rrugën e Mërgimin,të gjenim Shpresën.
Që hiqej e fejuar,po unazën,se mbante n’dorë.
*
Për zgafellat e jetës,nuk lashê gjë pa thênë.
Me muzën xanxare i këndova qoka sovranit.
Kush m’dha jetë e dinjitet,u thirra babê e nênë!..
“Jetuam s’i engjëjt në shtromat e shejtanit”..!