August 5, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Imazh

U zgjova me endrrën për ty
E shtrenjeta Shqipërija ime
Buzëqeshjën ndjeva në shpirt
Endrra për ty me mbushi gëzime

Ndoshta pushimet tani kanë ofruar
E mendja me tretet gjithmonë atje
Nji vit që kaloj gjithmonë në pritje
Të shkeli këmba mbi trollin arbëror

Sa shkon koha durimi i vie fundi
Kontakti me atdheun mund çdo sfid
Të mbush mushkrit me oksigjenin
E atij nenqielli që me mbush dritë

Në bregun e detit në valvitje valësh
Ta ndjej në zemër madhështin tende
Nji vit mergimi endrra dot nuk ndalet
Imazh yt na mbanë gjallë me endje

17-06-2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com