Kur jam larg… – Besnik Memelli
KUR JAM LARG…
Kur jam larg teje e dashur
mëndjen tek ty e mbaj,
kudo që shkoj,kudo që shkel
më duket vetja e zënë në faj.
Kur jam larg teje e dashur
mar sytë e tu,të shoh më qartë,
mar zemrën tënde,të ri i qetë
buzët e tua të ëmbla mjaltë.
Kur jam larg teje e dashur
thërras ndjenjat e tua,të fik sjarr,
lotin qelibar të shuaj etjen
që ndjenjat e mia të zënë karar.
Kur jam larg,me yjet bëj shoqëri
të dërgoj të fala pas tyre mbrëmjeve,
me hënën,me diellin,të sjell dashuri.
puthjet me cicërimat e zoqëve.
Kur jam larg,të mbuloj me hijen time
që gjumë të flesh si shqerë,
tek mua vjen qëndron ëndrra jote
s’më lë,që gjumi të më zerë.
BESNIK MEMELLI
17.06.2019