Nëse një ditë…! – Eduart Veli
NËSE NJË DITË…!!
Nëse një ditë,pranë teje ,më s’do të frymoj..,
Ti mos u mërzit e dashur,se prapë.., unë tek ty ,do të jetoj.
Jam tek buzët e tua,që i putha aqë shumë ndër vite..,ngrohtësisht,
Jam tek sytë e tu,që i desha një jetë,marrëzisht!
Jam tek flokët e tua,që butësisht i përkëdhela..,
lehtë..,lehtë..,
Jam tek balli yt i menduar,tek loti yt i nxehtë!
Jam tek zëri yt..,se vitet që kaluan ,dy zërat tanë
i bashkuam në një,
Tek fryma jote,dua të jetoj,në mushkërinë tënde
përgjithënjë…!
Nëse një ditë ..,s’do ta dëgjosh më ,..zërin tim..,
Jam tek ajo era e mëngjezit,që në ballkonet lehtë..,fare lehtë..,fëshfërin !
Nëse një ditë,hapat e mi,në oborr,nëpër shkallë s’do ti dëgjosh,
Jam në çdo hap tëndin..,siç kemi qënë përherë,
kudo që të shkosh..!
Nëse ndonjë ditë,malli për duart e mija ,do të të marrë..,
Jam në çdo gur, në çdo tullë,në çdo pllakë,që me djersë,..e pika gjaku i kam larë!
Nëse një ditë…,s’do të jem..e aroma e trupit tim, të mungon ..,
Dil në baçe,tek pemët,tek lulet ,se aty ,bashkë me erë djerse..,është dhe e imja aromë!
Nëse ndonjë ditë…,e mira zemër,s’më bindet e
s’mundet më të punojë..,
Në zemrën tënde jam unë ..,e aty përjetësisht do të rrojë…!
Nëse një ditë..,laarg, shumë larg,do të jem në të pafundëmin qiell..,
Ti..,mos qaj e dashur..,pranë do më kesh,në sy në buzë,në çdo rrudhë,në zemrën tënde..Diell..!