Ti je… – Besnik Memelli
TI JE…
Ti je ëndrra që më prish gjumin
oksigjeni i vargjeve të mia,
burim i pashtershëm frymëzimi
pa ty zdo më njihte poezia.
Zogu që shtrëngoj fort në gji
shpirti që vjen nga thellësia
trëndafili që të mbaj në zemër
këtë ma imponon dashuria.
Foleja që na mban ngrohtë
pranvera e jetës plot jetë,
dushi që më lan dit e natë
ti je engjëlli im i vërtetë…
Oqeani ku lundrojnë ëndrrat e mia
jastëku që më vë në gjumë
shpresa që më mban gjallë
ndjesia që rjeth si lumë…
Freskia e ditëve të nxehta të verës
ngrohtësia e netëve të ftohta të dimrit
amfisa e shijes së guzhinës
qetësia unikale e shpirtit…
dielli që na ndriçon shtëpinë
dielli që na ndriçon jetën tonë,
gruaja dhe nëna shëmbëllore.
buzëqeshja,puthja,përqafimi jonë.
Bukuria që më ushqen sytë
ti je për mua vetë krenaria.
melodia e shpirtit të lumtur
për ty unë jam gjithësia…
BESNIK MEMELLI
21.06.2019