Rrugës së përbaltur – Zymer H. Haliti
RRUGËS SË PËRBALTUR
Nëpër rrugën e përbaltur kam ecur
Që të mësoja diçka për jetën e mirë
Kam dëshiruar majet për t’i prekur
Dhe jetën time një ditë ta kem të lirë.
Asaj rruge të përbaltur kur udhëtoja
Shpesh herë dhe jam rrëzua e ngritur
Por, kurrë s’jam lodhur,..sepse doja
Një ditë të bukur si kjo për të arritur.
Sado që në këtë jetë ka rrugë të ndryshme
E ne si udhëtarë shtegtojme fusha e male
Të duash të bukurën jetë,është e natyrshme
Edhe pse cdo njeri në brendinë e tij ka halle.
Por ,une si shumë njerëz nuk u dorëzova
Ngase ajo rrugë e përbaltur ishte dheu im
Nga ku linda,jetoj shqiptarqe dhe qëndrova
Gjithmonë krenar e i lumtur në atdheun tim.
Zymer H.Haliti