August 5, 2024

Kush ti puth ato hire..?! – Ardian Muca

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kush ti puth ato hire..?!

Ah,moj sykaleshe sa t’kam dashë..!
Hiret e tua i ruaj tatu në shpirtë..!
Për ty moj kulumbri,në mendime rashë.
Kush i puth ato hire,qê vetëm zoti i ka ditë?!
**
M’gufon shpirti dhe ndizem nga malli.
Për ty moj sykaleshë,lulja e kulumbrisë.
Zemra m’lëshon shkëndija si gur stralli.
Me shkarpa n’duar,ndez zjarrin e dashurisë.
***
Eja sykaleshë ,sa shumë kemi për të thënë.
Mjaltin e hireve të tua,unë dua t’ë shijoj.
Nga rrezet e mia,merr dritë moj hënë.
Ndritma udhën se eklipsi i urrejtjes m’verboj.
****
Ah,moj sykaleshë ta dishë sa vuaj..!
Lermë,t’bëhem bletë,në petale t’ë lundroj.
Aty mes luleve,hirerëndë,mallin të shuaj.
Të puth idilin e në eliksirin tënd, të rroj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com