August 28, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AJO

Kjo dhomë e errët
ky shtrat i pështirë
kjo jetë…
Këto hije të frustuara
që vijnë e shkojnë netë për netë…
Epshe të ndrydhura
që marrin flakë
me tundimet e gjakut
që në zemër bën shtrëngatë…
Si gjethja e zverdhur
që bie
me dhëmbjen e stinës…
Ajo lakuriq e damkosur
përplaset për fatin e jetës…
Trup e shpirt e rënuar
i dorëzohet me neveri
epshit të shfrenuar
të një të huaji…
Ajo e re e njom e bukur si një muzë
me shijen e seksit të hidhur në buzë…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com