August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fajin e ka qeveria

Tashmë mbetem te varfër për at Zot,
dhe shiu po na hyn nga çatia
Se mbetem barkë tharë edhe sylot,
por fajin na e paska qeveria

U zumë dhe me komshinë për një garth,
ish imi dhe e them me siguri
Po kush ta jep të drejtën dhe pastaj,
hajt thuaj qe ne kemi qeveri

Dhe lopa në qilar kërkon të hajë,
por bari kushton shumë, ti e di
Se lodhemi ta mbledhim, s’kemi kryqe,
ahhh ne, të kishim qeveri!!!

Dhe rrugët janë të pista plot me pleh,
se kush e hodhi nuk e pa njeri
Normale, ka të poshtër në këtë botë,
normale kur nuk kemi qeveri.

E punë, them punë të mirë e pa lodhje,
e japin veç me mik zotëri
Të aftë jemi të gjithë për punë shteti, normale të punosh në qeveri.

E leket na mbaruan që me kohë,
me kafe në mëngjes edhe raki
Çfarë jetë e ndyrë po bëjmë në këtë shtet,
veç ahh të kishte qeveri.

Ç’mendon kështu është botë e tërë,
ju japin pare juve në Itali
Këtu vëlla u shua me të gjitha,
ehh ju, ju keni qeveri.

E shohim që kur vini nëpër dasma,
e hidhni lek të madh e pa kufi
Ne mbetem varfanjukë edhe pa gjë,
ndaj them se nuku kemi qeveri.

Po të betohem, do vij dita për ne,
hajt tung, të fala nga shtëpia
E di që je gjithmonë nga ana e jonë,
e di që e ka fajin qeveria.

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com