Kurrë mos thuaj kurrë – Fatime Kalimashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KURRË MOS THUAJ KURRË
Kurrë mos thuaj kurrë
Jeta është një mrekulli
Atëherë kur s’mendojmë më
Jeta sjellë tek ne çdo gjë
Kurrë mos thuaj e pamundur
Jeta është vet mrekulli
Nga shpirtrat e shumëvuajtur
Ka mbështetje dhe dashuri
Kurrë mos thuaj kurrë
Jeta është një mrekulli
Ka zemra me të forta se një gur
Ka që vlejnë më shumë se një pasuri
Ka shpirt që kurrë nuk vdes
Edhe kur ikën nga kjo botë
Ka nga ata që jetën e dhurojnë
Për lumturinë e tjetrit jetojnë
Në jetë ka shumë mundësi
Se jeta është vet mrekulli
Nëse sot mbjell mirësi
Nesër do të korrësh dashuri
FK
28.5.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com