Gjurmë kurbeti – Xheladin Halili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GJURMË KURBETI
Me zemra të ndara e dhimbje
Shpirtra që morën rrugëtim
Edhe ty të kishte marrë
Stuhi kurbeti plot rënkim
Rrugë të reja e të gjata
Me mundime e larg vatre
Po shkilnin tokë të huaj
Këmbë të plagosura shqiptare
S’u lëkund e s’u dorëzua
Mbajti besë e dha fjalë
U bë familje e u shtua
Mësues kurbeti ai shqiptar
Jo nuk thyhet zemërforti
Rrugëton përherë në sprova
Nga fole ku më lindi nëna
Për shqiptari këngën mësova
Dhe këtu ku kam qëndrimin
S’e lë amanetin në sirtar
Në çdo hap e rrahje zemre
Të mësoj shqip ty kurbetçar
(Kushtuar të gjithë mësuesve në diasporë)
Xheladin Halili
Nga qyteza e Vitisë, Kosovë
22.06.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com