Provokimi dacit { Për fëmijë } – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PROVOKIMI I DACIT
{ Për fëmijë }
Para shtëpie
Aty ke koshi,
Kishte strofullën
Qen baloshi.
Qen balosh
Që rri nën kosh,
E ke kokën
Fare bosh!
Provokonte
Një ditë daci,
Qen baloshin
Nga inati.
Pas një miu
Duke vrapuar,
Me kokë të qenit
Është takuar.
Gojë të madhe
Qeni hapi,
Për pak bishtin
S’mund ia kapi.
Një ditë daci
Mendje lehti,
Tigan n’kokë
Vuri I shkreti.
Kesaj radhe qeni
Nuk ia huqi,
Me tigan
Kokën ia skuqi!
22.06.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com