Do pres deri në perëndim! – Xhuljeta Ferraj
DO PRES DERI NË PERËNDIM!
Kraharori yt fortesa ime,
Jastëku më i butë në botë,
Aty nuk kam frikë,jo,
Je ombrella ime në çdo kohë.
Jo, pa ty jetë nuk ka,
Dritë e syrit ,mos vono!
Errësirë më duket bota,
Ti për mua je gjithë ç’ka.
Rreze djelli përmbi xham,
Është buzqeshja jote,
Erdhe në gjysmën e jetës,
Plagët e mia i shërove.
Vin e ikën bashkë me erën,
Aroma jote ngeli në gushën time,
Do pres deri në perëndim,
T’a prek akoma buzën tënde.
Lëre lotin të rrjedh ngadalë,
Mbi filxhanin e kafes,
Edhe burrat din të qajnë,
Kur dashurojnë me shpirt.
Zgjati duart edhe njëherë,
Para se treni të mbërrijë,
Më shtrëngo sa frym të mos kem,
Ti o shpirt,je oksigjeni im.
………………………………………………………….
AUTORJA -XHULJETA-FERRAJ-13/06/2020