Nënë e bir (Pjesa e tretë) – Zoica Gjolla Popi
Poezi
Nënë e bir
(Pjesa e tretë)
Moj ti natë aq e gjatë
me yje të drithëruar
pyete djalin shpirtin tim
në dhimbjen e nënës është dyshuar?
Ç’pati kjo natë që nuk gdhihet?
Sot fëmijë i burrëruar
unë pa lot kam qarë
unë e heshtur diçka dua.
Në mes dhimbjesh more bir
mrekulli e mrekulluar
ashtu nata qe e gjatë
ftohti dridhte buzët e tua.
Qarja jote drodhi tokën,
qumështin e gjirit thërrisje ti:
eja dhimbje bëhu thërrime
eja lindje bëhu diell!
Eja qeshje bëhu rreze
qumështi i nënës i bekuar!
Qeshje ëmbël duke pirë
engjëll nëne dritëpërshkuar.
Më vjen keq që jam e dobët
trup e tru i kam të mpirë
mbase sëmundja ime të lodhi
por është akoma shpejt more bir.
Zoica Gjolla Popi
Angli
Vijon në pjesën e katërt……