Si lis i fortë Atdheu im… – Zeqir Hysa
SI LIS I FORTË ATDHEU IM….
Njatjeta,hej burra,ju përshëndes me mallë,
mes jush u rrita,më dhatë edukatë e shkollë,
tuj vujtë me kuptue,jetën të jetoj me forcë e dellë,
përmallohem,,me vendin tim,ku ka tër ditën diell.
Fjala e pa thënë, është vetëm për mëmëdhenë,
më mendje të zgjuar,kundër hasmit të dobët,
si lisi shekullor,që rrënjët ka ,në histori të pathënë,
gjej bekime, të sterholluara, gjuha i ime bukur fletë.
Në krye të fshatit,një lis i moçëm,mjekër bardhë,
qëndrimi nën hije të tij,si prej burri e mendimtari,
hija e tij e moçme,që për çdo ditë çelë agimin,
fortësia e kryelartësia e tij,të largon dëshpërimin.
I qepem ndër degë lisit ,të masë lartësimin e tij,
bëj shyqyr,kur majën se arijë, se mbi yje ai lartu,
gjithë ai lis,trimëron,tek më tregon veç përjetësi,
me shekuj i ngulur,në këto troje histori me tregu .
Kur frymë erë e murlani, ai qëndron, hasmi dridhet ,
bindu o njeri i mirë,ai thotë,se trojet e mia janë zgjuar,
ku gjen ti kurajon,që të matesh,me njerëzit si malet,
lidhja ime me dheun,atdheun,tepër e kam fisnikëruar.
E pe se në krye,ka ngritur çerdhen dhe vetë shqiponja,
përditë mpreh syrin,mbron trojet e saja se është e zonja,
me gjuhën e logjikës,forcës dhe të drejtën e perendisë,
mbrojmë lirinë,e madhështinë e të bukurës, shqipërisë .