Mbrëmja ogurzezë (Kushtuar masakrës së Reçakut)- Zymer H. Haliti
MBRËMJA OGURZEZË
(Kushtuar masakrës së Reçakut…)
Atë mbrëmje mëngjesi nuk erdhi
As nuk u panë gjëkundi rrezedielli
Jeta u ndal trishtueshëm po pritur
T’pafajshmëve pritë u është ngritur.
Një korb i zi krokati disa herë vonë
Gjaku i njomë rrodhi në tokën tonë
Tinëzisht i morën,i ndanë nga shtëpitë
Dikush la babain,nënën,gruan e femijtë
Krimi ndodhi në atë mbrëmje ogurzezë
Shumë u mbytën fsheht nga ata t’pabesë
U trishtuan dhe pulëbardhat që fluturonin
Edhe ato prisnin rrezet e diellit të agonin…
Edhe sot ajo natë e ftohtë kujtohet
Vështirë është ajo ngjarje t’harrohet
Dëshmitar i gjallë është dhe Vokeri
Kur në Reçak ndodhi e keqja,tmerri!