Shiu që s’pushon – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SHIU QË S’PUSHON
Zymtësia mbuloi qiellin
S’shihen rrezet e diellit
E hëna u fsheh diku mbi re
Pasi kapi një rrufe….!
Dhe ditët po ikin në mjegull
Pa e kthyer kokën të shikojnë
Foletë e dallëndysheve nën tjegull.
Heshtja është fshehur
Në molekulat e ajrit
Dhe bashkë me frymarrjen tonë
Me gulçime valore
Dëshmojnë se ende ka jetë.
Dhe shiu që s’pushon
Dallëndyshet janë trembur
Kjo stinë e luleve po shkon
Vërshimet brigje kanë shembur.
Zymer H.Haliti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com