August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GJUHA

Gjuha kocka s’ka dhe kocka bluan
ajo nuk duhet të dalë para mëndjes,
i nxjer fjalët e papjekura si mban
ngelet fajtore me gjuhën e shprehjes.

Duhen peshuar fjalët në mëndje
para se gjuha ti nxjerë ato nga vetja,
e bukur fjala saj kur na del me ëndje
si plumbi të vret kur s’ta mer mendja.

Ndaj duhet folur me gjuhën e mëndjes
se ajo nuk gabon asnjëherë kurrë,
bën llogaritë e mënyrës së shprehjes
e fjalët i nxjer ëmbël e me kulturë.

Besnik Memelli
12.06.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com