August 7, 2024

Kështu qenka dashuria! – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KËSHTU QËNKA DASHURIA!

Kitara jote e preferuar është ajo,
Ja kalon dhe muzikës së “Mozartit,”
Kur gishtat e tu rrëshkasin ngadalë,
Duke prekur çdo qelizë të trupit.

Ajo nuk është zhurmë për botën,
Është ilaç i shpirtit tënd,
Si dielli t’a ngroh zemrën,
Nga mëngjesi deri në perëndim.

Çdo puthje një notë muzikore,
Nuk ka as fjalë,as shpjegime,
Jo kurrë nuk vdes ai shpirt,
Kur duart prekin premtime.

Muza e vargjeve të këngës,
Është zëri i saj magjik,
Kur dy zemra duhen,
As vdekja nuk i ndan dot.

Ajo u deh me dashurin tënde,
Gota e verës i bën alergji,
Grindet e mban mëri,
E prap tek ty kthehet.

Përsëri dallgët qetësohen,
Në pritje të një cunami tjetër,
Kështu qënka dashuria,
Shumë pyetje , pa përgjigje.

………………………………………………………..
AUTORJA- XHULJETA-FERRAJ-24/06/2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com