August 11, 2024

Per vendin e te pareve – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PER VENDIN E TE PAREVE.

N’ato male ku dikur,
gjeten prehje perendite,
ku debora si nje kurore,
permbi maj ju shndrit perdite.

Ku ja thote bilbili bukur,
neper lisat shtate larte,
gurgullon uje kulluar,
si bekim, Osumi plak.

Ku freskon zefiri embel,
bagetia tek merzen,
atje mendje edhe zemer,
prehje gjen teksa vjen.

N’ate vend ku trimat vallen,
hedhin ne logun e burrave,
ku kenga ne are e grave,
rremben ngjyrat e fluturave.

Ku kendoi embel Naimi,
si e le qengji kopene,
kur kopete, prire nga percori,
afrohen dervene, dervene.

N’ato pllaja e lendina,
ku vec begatise qe gjen,
te pret bukur miresia,
te thone bukur, mirsevjen.

Atje jane rrenjet e mija,
brez pas brezi, ne Permet,
ne Gostomicken e vogel,
ku bujaria, eshte si det.

Atje llinden dhe u rriten
krenare, breza me rradhe,
n’ate vend ku me rreh zemra,
gjithe jeten do te kem mall…

Tirane 24 06 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com