August 7, 2024

Poet ndale diellin të – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezia që i dha emrin një libri :

Poet ndale diellin të…..

Poet
bëj diçka të mirë
këtë mbrëmje.
Një poezi varghyjnore falja qiellit.
S’mundesh,mbështillu dhembjes tënde
siç mbështillet dita
nga rrezet e fundit diellit….!

Falja
Poet pa dhimë
vargun kësaj mbremje,
si një qetësues të shpirtrave të lënduar.
Ti s’mund të bësh gjë për dhembjen tënde,
ndaj shkruaj per Ne për të harruar…

Poet
shkruaj
a luaj diçka me Harpë,
ma çel shpirtin e mrrolur këtë ditë mërzije.
A e di sot ishte freskët po ndjeva kaq vapë,
sa kërkoja diellin
kur duhet të kërkoja hije..!

Bëj
diçka të mirë
këtë mbrëmje o poet,
ndryshe këngtar vargjesh vetes mos i thuaj.
Ndaloje diellin
të lutem t’mos mbytet në det !
A ndalma mua mendimin
nga mendja
të mos luaj.

Abdi Përgjegja
shkoder.29.05.’15.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com