August 9, 2024

Bregut të detit, ishim njëherë – Sulbie Shehu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BREGUT TË DETIT
…ISHIM NJË HERË…!?
@@@@@@@@@@@@

Sot pas kaq vitesh e kujtoj
atë mëngjez vere me diell
Kur supet kishe zbuluar
të vinin rezet e ngrohta, ultraviolet..
Të dy u takuam, jo rastësisht
ishte ndjenja dashuri
Lindur si një fëmijë në shpirt..!!

Ecnim rërës së lagur nga dallgët
me këmbë shkelnim, ato që deti kishte nxjerrë
shpirtin e vaposur freskonim..
Të dy përqafuar, rërës së nxehtë ndalonim
Bukuritë e detit erdhur nga thellësitë
me valëzat në breg, shijonim.
Fytyra si një fëmijë të buzëqeshte
ato sy ngjyrë kafe, vezullonin
si yjet qiellit të kaltër ndriçonin..!!

Era tekanjoze, luante me flokët e tu
Ndryshonin stinët, koha me hapin e saj, vraponte
Mes dallgësh kalëruar, harroheshim të dy
Derisa muzgu mbi det afronte
Hënza fillonte të nxirrte kokën,
kupës së qiellt dilte si e turpëruar, na vështronte..
Bashkë me yjet, trupat tanë ndriçonte..!!

Por tani të shoh jemi sa larg
Me hënzën qiellit të kaltër të shëmbëllej
Ku vajtën ato premtime e dashur
kur jetën ma mbajte peng..!?
Malli shtohet për ato ndjenja harruar
sa më mungon o zemër, të ndje si dikur
Sytë tanë ngjajnë me detin blu,
apo me qiellin e kalëruar …!?
Dashurinë firmosëm aty, tek ato dallgë
Ecur bregdetit dikur….!!

Punoi Sulbie Shehi

Lexim te kendshem ju uroj
Me 10 .6.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com