Krahasime pa vend – Ulku Bardh
KRAHASIME PA VEND
Çdo gjeneratë pasardhëse
pin ujë në krojet e stërgjyshave,
krahasime mes figurash historike
janë pa vend madje janë patetike
andaj përse u dashka të diskutohet
në këtë temë shumë të rrezikshme
për një komb kushdo qoftë ai
e në rastin konkret kombi i jonë,
pra kombi shqiptar;
me histori të lashtë që ka bë jehonë
dhe i cili ka veç një gjuhë, e
një atdhe ku ushtrohen lirshëm katër fe
që bashkëjetojnë ndër ne
por kurrë nuk kanë bërë pazar
me historinë e vet si shqiptar
sepse, atë e kanë të përbashkët qëkur
e kanë një, sikurse gjuhën e atdheun,
sikurse fatin e tyre lidhur për flamur,
ashtu si në trojet e veta dheun…!
dhe panteonin e herojnjve kombëtarë
të gjithë yje ndryçues në qiell…
në krye me yllin e madh si Diell…
Gjergj Kastriotin-Skënderbeun..!
© Ulku Bardh