Tili (për fëmijë) – Sahit Shala
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TILI (për fëmijë)
Tili i vogël, llafazan,
Thotë,- tërë lagjen i kam xhan!
Me llastiqe gjuan me gurë
derë më derë dhe përmbi mur!
Kush s’e pa për disa orë,
Gurë në xhepa, gurë në dorë,
Gjuaj këndej e gjuaj andej,
Me pahirë një xham e theu!
Tash u mpi, mbeti pa zë,
E pa gjyshin që po vije,
Ai me fjalë sa e këshilloi: –
Me këta gurë nuk bëhet lojë!
Tili e gjyshi janë miq t‟ mirë,
Dalin bashkë, me shumë dëshirë,
Gjyshi i mëson gjëra plotë vlerë
Jetojnë së bashku shend e verë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com