August 10, 2024

Nuk mjaftuan! – Hajri Kasemi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk mjaftuan!

Nuk mjaftuan 100 vjet shtypje dhe roberi,
Nuk mjaftuan qindra njerez te humbur pa nje varr,
Nuk mjaftuan mijera gra dhe vajza te ç’nderuara,
Nuk mjaftuan nje popull mbetur pa shtepi dhe zjarr.

U vrane u dogjen,por e nxorren nga zjarri i luftes
Kete krijese delikate me emrin e bukur liri,
Ta gezojme vellezer ,por une kete ua solla,
Ndaj gezohu vella,por kur dua une,jo kur do ti.

Hijenat per rrethe dhembet i skermisnin,
Te mesuara ne shekuj me gjak te paster Shqipari,
Me mire ne gojen e tyre te gjithe te perfundojne,
Se sa mos te jem une ne kete vend gjithmon i pari.

Sa te gezuar njeriu veten e ndjenë,
Kur shikon,se ne gojen e hienes s’eshte ai i pari,
Biles qe te mos lodhet shume ate e ndihmon,
Se te respektoj ” mikun”, e ka zakon Shqiptari.

Besoj se e dini ate historine e gomarit me ujkun,
Qe thoshte s’me ha mua,se e pengon samari,
Por si zanatçi,ujku e nisi punen urte e bute,
E kafshoi ne gryke;vete u shtri perdhe qyqari.

Keshtu ka ndodhur dhe do ndodh sa here,
Nese shtepine tende ti e le fare pa dere,
E si mund te quhet e tille ajo kur s’ka oxhak,
Dhe ne ball te tij te kemi nje te mençur plak?

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com