Dolli kujtimesh! – Avdyl Zeneli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DOLLI KUJTIMESH !
Ti endesh ende shpirtit ashtu e pandryshuar
Me çaste lozanjare , ku çdo ndjenjë e thotë
Përmbledhja e ëndërrave , në mallin e pashuar
Kryqëzim jetëvdekjeje , nga kalon kjo botë
–
E arrira e pangopjes , frymëmarrje ëndërrash
Dollia e kujtimeve për dashurinë e shkuar
Një verë si gjaku , feste me rrahje zemrash
Qershia përsipër , pa vite mbi tortë shkruar !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com