August 6, 2024

Engjell me shpirt djalli…! (Spiunit) – Natasha Ilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ENGJËLL ME SHPIRT DJALLI..!!
(SPIUNIT)

Në trurin e cekët mendime djallëzore thur
Cmira mëllefi urrejtja shpirtin të ka molepsur …
Mos në heshtje, mos ngul gozhdë në mur
Nën rrogoz,punon i heshtur,fshehur…

Dëshirë ambicje inat ke të zë tërbimi..
Karierë do ,zili, xhelozi shpirt mbështjelllur
Në kraharor, kokë zënë vend hipokrizia mashtrimi
Në zemër grepa kurthi ligësia shtrirje ka gjetur…

Çfarë është me ty çfarë ka ndodh që je i dredhur
Që një njeriu të thjeshtë do t’i bësh keq ,e shet
Mos vallë në gjoks ke ..duf të mbledhur,
E gjithë spiunllëkun… shpifjen mbjell me vrer..

Ti je i gjithi një monstër ,një spiun i poshtër
Që informata mbledh andej këtej
I përpunon i rregullon e të duken si lodër
Dhe pastaj me thikën pas shpine godet….

Harron se ke të bësh me jetë njeriu
Kjo punë të kënaq të është bërë rrit
Ske me ç’farë të merresh nëntokë rëmon si miu
Kurthe, damka, ligësi si urith përgatit.

Të duket vehtja mbret në këtë gjurdulli
Nuk trembesh e zemra njerzish do plagosësh
Por ndoshta një ditë do japësh llogari…
Do pendohesh e me grushta do i biesh kokës…

I fshehur nën rrogoz si mi gjirizesh
I maskuar si shejtan je vetëm hije
Mundohesh me servillëk e lëpirje të ngrihesh
Spiunllëqet lëri llafazan se një ditë nga kali bie..

Nga pisëllëqet që bën kurrë s’do heqësh dorë
Si laraskë bishtin,shpatë Demokleu nxjerr e turresh
Qesh ditën e vret natën,intriga tjerr mizor
Po mos harro s’do gjesh vrimë miu ku të strukesh..

Tentakulat helmuese shtrin si merimanga,
Ligësi, kurthe kurdis nën rrogoz, skuta ,fera
Po mos harro një ditë do të bjerë maska
Se në shesh e në dritë do dalë e vërteta…!!!

N@t@sh@ Ili@
28/6/2019.Greece

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com