August 10, 2024

Flakëron edhe gur! – Ymrije Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FLAKËRONIN EDHE GUR!

Kur rreshtohej batalioni,
Lart valëvitej ai flamur🇦🇱
Kushtrim kur jepte burizani
Zjarr flakëronin tokë e gur!

Mbi flamur dhe betimin,
Për liri e mëmëdhe
Ngjeshur armët n’trup i vinin
Mbi armiqtë zjarr e rrufe!

Dridhmat ndjente Beogradi,
N’sulm kur hidheshin shqiponjat
Mes krisma pushke ia thoin këngës
Kur me plumb ua shkruanin shkronjat.

Me tri shkronja me ngjyrë ari,
UÇK sa bukur qëndisur
Sa herë kokën e ngriste armiki
Plumbi n’ballë çdo herë i ngjiste.

Iu qoftë hallall toka shqipes
Gjaku i të rënëve për liri
Bijtë e tu s’iu tutën frikës
Në gjak e lan flamurin kuq e zi!

Ymrije Beqiri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com