August 3, 2024

Plumbi kafkën kur të ma shpojë… – Violeta Kadriu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PLUMBI KAFKËN KUR TË MA SHPOJË…

MBYLLI SYTË, MOJ NËNA IME
PLUMBI KAFKËN KUR TË MA SHPOJË,
MOS DËGJO, TË LUTEM NËNË ZËRIN TIM
KUR SHTRIRË NGA DHIMBJET DO TË RËNKOJ,
TË GJITHA DHIMBJET E KËSAJ BOTE
I PËRBALLON KJO ZEMRA IME
PËRVEQ LOTIT NË FAQET TUA
TE FISHKURA NGA VUAJTJET, O NËNA IME!

HUTOJE BABAIN, NËNA IME
THUAJI …YT BIR NË GJUMË KA RËNË,
NËSE PYET PËR TË PLUMBAVE VRIMA
THUAJI…MUSHKONJAT E KANË NGRËNË,
NUK PËRBALLOJ QË KRENARINË E BABËS
LOTI PARA HASMIT T’IA THEJE,
AMAN, NËNOKE KËTË MOS E LEJO
SE PA VDEKUR MË NGRINË GJAKU NË DEJ.

UA PUTHE BALLIN E ZHURITUR
EDHE I VDEKUR, SI TË JEM I GJALLË,
UA PUTHI DUART ME AROMË MISËRNIKËSH
QË NGA PUNA GJITHËHERË QENE VARRE,
EDHE BALTA JU NGA SHKELËT
PARFUM MË I MIRI QË PËR MUA,
EDHE PËRROSKA, KUR PRANË JUSH QËNDROJA
PËR MUA BËHEJ MË I MIRI KRUA.

KUR TË TË PYESË TY MOTËR MJERA
OJ NËNOKE, KU E KAM VËLLANË
QFARDO TJETËR NËNO THUAJI
VETËM MOS I THUAJ SE NË PABESI E VRANË
SE SHËMTOHET, SE LIGËSHTOHET
MOTËRZA IME, E I HUMBET ËMBËLSIA,
DELIRËSINE IA TRETË MARAZI
E I ZHDUKET NË ZEMËR DASHURIA!

KUR TË TË PYESË, NËNO GRUAJA IME
ASAJ MË SË NGADALTI TË VËRTETËN TREGOJA,
SA ISHA GJALLË, PAK KOHË KURSEVA
QË T’I TREGOJ SA E DASHUROJA
PO I LË JETIME, NËNO PËR TË RRITUR
THUAJI PËR TA E FORTË T’QËNDROJË,
KA SHPRESUAR, GJATË MË KA PRITUR
E TASH PA MUA RINIA DO T’I SHKOJË.

KUR TË TË PYESIN ZOGJTË E MALIT
PËRSE FYELLI IM S’DËGJOHET,
THUAJU …BIRI NË KURBET MË KA SHKUAR
SË SHPEJTI DO TË KTHEHET E NUK VONOHET,
NUK DUROJ QË ZOGJTË, BILBILAT
ASNJË ÇAST KËNGËN TA NDALIN
SE FILLOJNË KRROKASIN KORBAT
FESTOJNË QË NËNËS IA VRANË DJALIN!

KUR NË VARR NËNO NISENI T’MË QONI
RRETH BREZIT ARMËT M’I SHTRËNGONI
SHOKËT E MIJË, NËNO QAFMI FORT
THUAJU…BIRI IM QOFTË I FUNDIT MORT!

KUR TË PYESIN FËMIJTË E MI
PSE NËNËLOKE NE KEMI VEQ NËNË
THUAJU SE BABAI IU ËSHTË BËRË LULËKUQE
PËR KOSOVË DËSHMOR KA RËNË
E KUR TË PYESIN SE KU E KAM VARRIN
TREGOJUA NËNO LAPIDARIN!

VIOLETA KADRIU 28 6 2020 PODUJEVË.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com