August 9, 2024

Dashuri e vrarë – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dashuri e vrarë

Në heshtje them se të kam harruar
E përsëris mes lotëve çdo ditë
Në thellësi të zemrës trishtimi qëndron ngujuar
Dashuri e mohuar më ngulet si thikë!

Meqë nuk mundesh të mjekosh
Plagën e hapur mos e lëndo
Dhimbjen një ditë mund ta harrosh
Këmbën që të shkeli kurrsesi jo!

Përplasur në shkēmbinjtë e thepisur të neglizhencës
Mbështjellë me vargojtë e vetmisë
Rënkuar në greminën e rrënojave të harresës
Kjo është vrasje e dashurisë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com