Kur shpirti ndjehet i penduar – Izet Limani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kur shpirti ndjehet i penduar
Një ditë kur shpirti
ndjehet i penduar
dhe zemra i dëfton
se e kishte pranë
vështron me dhembje
vetmin e gatuar
e shikon veten
sa është i pafat.
Mallkon botën
sa ishte gabuar
dëshiron që koha
t’ju kthehet prapë
por kjo një ëndërr
aq shumë e lakmuar
lundron pafund
në detin e paskaj.
…
Lulja e pranverës
pranë pragut tënd
është fati yt
mos e lerë të shkoj!
Izet Limani
Tërrnoc i Madh, 13.12.2017 – 18:09
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com