Vlora qyteti i Laberis – Arbi Leskaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vlora qyteti i Laberis
Vlora ime, ball’ i dukur,
varfanjoze shumë e bukur,
ujqit vijnë për të ndukur.
Nduket ylli i këputur?!
Nuk mblidhet Vlora xhelep
ta kenë xhambazët në xhep.
Si rrufe e Çikës shkrep!
Zonjë e rëndë, e lartë, fisnike!
Qiellit i vjel ylberin,
në blerim i mbolle puthjet,
diellplotë e mbushe nderin.
Jam vlonjat, e dua Vlorën,
me dafinë e mbaj kurorën;
për Vlorën në zjarr e vë dorën!
Arbi Leskaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com