August 10, 2024

Mrekulli me emrin Shirokë – Myrto Hysaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mrekulli me emrin SHIROKË

Sa ta prekësh ke me thanë.
A jam në qiell,a jam në tokë?!
Hije rrapesh e fllad nga valë.
Mushkëri t’mbushen me aromë.

Merre rrugën dalë-ngadalë.
Këmbë,makinë a me pedalë.
Sa të shkosh deri n’Shirokë.
Fllad liqenit t’flladit flokë.

Sa të prekësh “qilim” prej guri.
Ka me t’shiju në shpirt tradita.
Si dikur kafe nē stola druri.
“Shok” të bahet vetë natyra.

Prek me sy pa ul qerpikun.
Ku bashkohen valë e qiell.
Pusho pak mbi Veleçikun.
N’krahë t’erës,kthehu n’Liqen.

Ulu preke valën pranë bregut.
Hidhi syt te lëmashk i plakur.
Del mbi kodër,n’pamje t’gjelbërt.
Jetë me shëndet ke për të patur.

Mos mendo se ngrihesh vetë.
Sa të mbushet pllakë e fundit.
Aty mundesh prap me mbetë.
Se stërkalat të vrasin” gjumin.

Atëher prite,një ndjenjë malli.
Që troket nga EMIGRANTI!
N’cep të stolit plot mallëngjim.
Kafe”SHKODRA”mbi “QILIM!”

Nëse vjen t’shtunen mbasdite.
Sa prek dielli mal Taraboshit.
Hijen tënde nga pak lëvize!
Ke “fat”” t’rrish në cep të stolit.

Të ikën koha ndër shëtitore.
Pije t’freskëta dhe akullore.
Po kur vjen mik prej së largut.
Vjen mes tryezës “tavë e krapit”.

Misërnike në shëllirë stanit.
Shishe veret n’krah t”Harapit”.
Ul e ço “humor shkodranit”!
Sa me u “shkund”degët e rrapit.

Ndaje mendjen për tē dielën.
Si mrekullia e ditëve të javës.
Gjej “parkim”për biçikletën.
Kafja t’pihet mes ritmit valës.

Kur të ngrihesh flet me vete;
“Shpejt do të vi,tek ti Shirokë!”
Nuk mendon për biçikleten.
M’ u ngjit malit,ke marrë forcë.

Hyr e del prej pedonales.
Pllak të gurta prek me radhë.
N’breg t’liqenit pranë valës.
SHIROKË pyet;”Kur don me ardhë?”

I çlodh sytë te gur me formë.
Te shkëmbinj,pisha gjelbërim.
Ne urë t’BUNËS të shoqërojnë.
Shpend t’liqenit plot cicërim.

Bashkë me valët vijnë kujtime.
Mbushet shpirti me emocione.
Je fatlume moj Shkodra ime!
MUSHKËRI ke- AJËR Shiroke!

N’çdo pëllëmb kësaj”mbretërie”.
Sot-hyn e del pa KARTË skanim.
N’kohën tonë,kishte “ndryshime”.
Te Urë e Bunës,bëhej “check-in”.

Je i plotësuar mbas rrugëtimit.
Dhe xixëllonjat të bëjnë shoqëri.
N’hyrje t’qytetit t’pret aromë blirit.
Sikur t’falet tjetër mushkëri!

Tek shëtitorja “BIXHISTENI”.
Do t’përshëndetësh miq e shokë.
Nëse t’pyesin:”Nga po ktheheni?”
Ke me iu thanë:”Isha n’SHIROKË.”

Myrto Hysaj Qershor 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com