August 10, 2024

Të vdekur a të gjallë, jetës kush ja kallë… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË VDEKUR A TË GJALLË,
JETËS, KUSH JA KALLË….

Të gjallë a të vdekur,kallëzim në histori,
të gjallët lavdërohen, e qajnë për pavdeksi,
edhe të vdekurit tregojnë me epitafin përbri,
të dy kallëzojnë jetën,secili në mënyrën e tij.

Vendosa kokën, në gurin e lashtë të përmortshëm,
nga vijnë dhe shkojnë elegjitë e njeriut të moçëm,
për këto histori shpirti im ,shkrojti dhe foli në një libër,
se fjala s’bën morrtë, së paku kështu thuhet në Dibër.

Ku tjetër ,o byrazer,njerëzit e kësaj race përmortohen,
në lëmin e trimërisë,dhe të fjalës ato promovohen,
si dele bllaçisin,me orë të tëra,duke përtyp fjalim ,
planet të përflakur, ndruajtje nuk ka në shpirtin tim.

Unë i gudulisë fjalët, si kuajtë, që shijnë në lëmë,
me fjalë ,a me pushkë,të dy njësoj bëjnë dëmë,
e vitet vrapojnë si shekuj,dhe burrat vdesin si kuaj,
në këmbë duke ecur,rrugës së jetës,të mos vuaj.

U vranë dy veta,se prisnin sfratin e ujit të mullirit,
për tokën ,që i polli ,i riti i ushqeu,toka var i përpiu,
si klithëm e mbytur,vaji i tyre,shtëpiave të shpirtit,
frengjiave të vdekjeve,njerëzve, me plumba i grinë .

Koha ndrron përditë,sadopakë njeriu mënçurohet,
për një diçka pa vlerë,nuk vriten ,kryeneç qe dhunohen,
gjithë ky milet,me pasuri , pa pasuri,në vorre dergjet ,
shpirtrat bëhen engjëj,vetëm të atyreve që përmbahen .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com