August 10, 2024

Dajua per femijet… – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DAJUA PER FEMIJET…

Sot isha ne ender me dajo Skenderin,
vellain e nenes sime, te ikurin, te ndjerin,
me erdhi i qeshur, krahet e tij hapi,
sikur te me thoshte, me ka marre malli

Ngrita syte nga qielli, faleminderit zot,
thashe per mbrekulline, qe me solle sot,
s’me foli, s’ka gje, zemren ndjeva ngrohte,
as une nuk fola dot,,dhe pse kisha plot,

Vetem thirra dajo, me mbyti emocioni,
desha qe t’i qesh, me tradhetoi loti.
desha qe ti them, sa shume me mungon,
zemra e femijes, te daja gjen c’ka don.

Dashurine e paster na mekoi gjithe jeten,
na u be dhe shok, dhe mik dhe baba,
ishte shume i cilter, me zemren behar,
ne tavoline me te ishe i barabarte.

Ishte dhe serioz edhe hokatar,
neper bejte kengen ne tryeza shtruar,
dhe te kritikonte, me pas te ngrinte lart,
te vriste me pambuk, te tjeret pa kuptuar.

Kur shkonte ne Sherishte, e therrisnin bej,
se gjakun blu e kishte, nga babai i tij,
ne kohe te luftes, bombat shtepine i gjejne,
ngelet pa baba, ja rembejne pasurine.

E c’bej thosh’ jam une, qe mbeta jetim,
me shume hengra lote, njoha varferine,
po te mos kisha dajot, pa le a do te isha,
dajua per femijet, eshte xhamija dhe kisha.

Sot isha ne ender me dajo Skenderin,
te ikurin, te ndjerin, vellain e nenes,
me lumturoi, mi dha drite syrit,
tjeter ritem mori, tik- taku i zemres.

Tirane 02 07 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com