Fol me zemër – Sahit Shala
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
FOL ME ZEMËR!
Fol me zemër, birë i botës,
pse e dredhë, me gazë çdo fjalë
asnjëherë, e asgjëkundi,
kush me dredha si ka dalë!
Nenë natyra, na dha dritën,
gojë me fol, e sy me pa!
Mjerë ai burrë, qe i këndon të ligës,
“mjerë për dheun” ku ka me ra!
Burri i ligë, të banë me u pendua,
pse kem lindur, bashkë mbi tokë?
A po duhet me u s’provua?
e me u bë, se jemi shokë!
Miku i mirë, ne ditë te ligë!
nuk ka mbetur, për me kotë,
thirri mendjes, sa s’është vonë!
Mos u be, me te qa, me lot!
(Marrë nga vëllimi “Zëri i Shtegtarit”)2016.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com