Dua… – Zeqir Hysa
DUA….
që dashuria,ti ngjajë kohës,
lëngëzimit të buzës,
lotit të përmadhjes,
çastit të prekjes së ëmbël,
përjetimin e frymëmarjes,
sytë e mbyllur,të jenë vështronjës
që shpirti im të jetë ëndronjës.
Dua…..
Të shohë ,përtej murit dashuror,
ndjenjën dashurore si hamshor,
heshtjen ta kthej,në zjarr të pa shuar,
çdo gjë të ketë prefeksion dashuror.
Dua…..
Bota të bindet se sa fortë dashuroj,
intuitën ta kthej,në një përvojë,
diellin të xhelozoj,kur të shoh,çpo bëj,
dëshirat e zemrës,buzët,gushën ti tërboj.
Dua….
Heshtjen,të mos e kthej në mërzi,
pikat e djersës,mbi ty,si kokrra orizi,
çast fatlum,që trupin tma ndezi,
të dihet,që dashuria ,nuk është herezi.
Dua…
Të ndjej ,si prekja e erës,në lëkurë rënkon,
si një yll,nga qielli bie,e pa kthim gëlon,
vetmia mes teje të bymehet, si iluzion,
shpirti yt i sapolindur,ëmbël dashoron..