Dhembsurisht – Sadbere Gagica Spahija
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sadbere Gagica-SPAHIJA
DHEMSURISHT
Të kërkoj netëve me hënë
Kur yjet bien në gjumë
I kam shtruar udhët e mia
Me dhembje
Pres agimin me rreze diell
Një zog të më sjell
Një cicërimë malli
Ç’më duhet dita
pa sytë tu
Muza ime e stinëve
Jam ulur mbi fronin e fjalës
Ëndrrat më shpien oqeaneve
Në një ishull vetmie jam strukur
Detin e kam bërë mik
Si portret njeriu më duket
I flas e s’më dëgjon
Askund qetësi ky varg i dridhur
Si mes telave të kitares
Dhembsurisht të
kërkoj!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com