August 5, 2024

Nuk lexohet mendimi i tjetrit… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NUK LEXOHET MENDIMI I TJETRIT….

Shikojmë njeriun,po s’dim mendimin e tij,
se ai e fsheh ,mister mendimi i tij stuhi,
nuk them më keq si tollovi ,a dihatje epshi,
që sdo tia di kush,më keq si mendim kodoshi.

Momenti im ,është si shekull në vetëdije,
sepse askush mendimin tim se lexon,
tek lodh trurin tim,së kërkuari arsye,
ti nuk mund të dish kur,se truri im ç’mendon .

Çdo gjë fshihet pas heshtjes,që është vetvetja,
dhe mua nuk më intereson ,kur mendimi yt,
shpesh ndjenja ime,mbi shpirt ri si heshtja,
kërkon një ikonë të bukur,duke lutur për virtyt.

Themi,e pse të di unë,mendimet çorap të botës,
kur truri i shpirtit tim,tërësisht i është falur hënës,
kur shoh,pantomimikën e tjetrit,si valë uji i gotës,
ngatërruar keqas ideja,me mendimet turli të zonjës.

Dhe shikimi im shpesh ,merr pamjen e mençurisë,
se shpirti si zog i turbullt, nuk e rrok fillin në çast,
ankthi qëndron i strukur në tru ,bukur qesendisë,
analizon e shkruan,si epitafe me rënien e natës.

Mendimi i ndrojtur,nuk ka fuqi të mërmërisë,
sikur më vodhi me dashje,vetëdijen e maturisë,
si kometa nga qielli,erdhi mendimi i së panjohurës,
në diellin e shpirtit shikimi tek tjetri ,mer pamjen e urtisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com