September 15, 2026

Dy buzët e tua – Muhedin Mahilaj

Muhedin Mahilaj5
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DY BUZËT E TUA !

Dy buzët e tua
Ikën edhe shkuan ,
Dhe zjarri i ndezur ,
Sdihet ku u shua .

Dy buzët e tua
Qershi e ndarë në mes ,
Djegur përvëluar
Nê prush të pabes .

Dy buzët e tua
Si lulja e zhuritur ,
Morrën arratinë,
Vallë ku kan mbritur.?

Dy buzët e tua ,
Zjarrë të pamatë ,
Si shpërthim vullkani ,
Shpërthyen në mesnatë

Dy buzēt e tua ,
Bjeshkēs fluturuan ,
Që era e malit,
Tu fryj për ti freskuar .

M. Mahilaj 30 06 2020
Vlorë Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com