Dashuri e pa fund – Shkëlqim Ziraj
DASHURI E PA FUND
Nga dashuria ime s’ke mar gjë akoma,
Të kam dhënë pak, vetëm ca thërrime,
Dhe pse të janë dukur sa e gjithë bota,
Ngjyer një nga një brenda zemrës sime.
Të kam dhën pak, e ti je ndjer ngopur,
Por buk’ dashurisë është kaq e madhe,
Është sa një qiell që nuk ka të sosur,
Ca yje shkëputur as që i ndjen fare.
Të kam dhënë pak, e ti ke shuar etje,
Të mjaftuan ca pika për tu hidratuar,
Se dashuria ime përbëhet nga dete,
Ndaj në çdo kohë etjen ta ka shuar.
Të kam dhënë pak, pak në të vërtet,
Dhe ke qënë e lumtur, si asnjë në botë,
Kam aq dashuri, s’di ç’ti bëj as vet,
Mer sa më shumë, mos t’më shkoj kot.
SHKËLQIM ZIRAJ
TIRANË.07.07.2020