August 4, 2024

Mos u bej aq e lige – Albert Hitollari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

” MOS U BEJ AQ E LIGE ”
———————————————
*
Ç’te kam bere , qe s’me hedh syne
Sa here del , me sheh e shfryne ?!
Shpirti im , nese te ngau
Te deshi , e nuk te shau !
*
Ti i the , vdis edhe ngjallu
Ndaj ajo psheretime i shkau,
I shkau , por nuk te shau
Ne te shau , nuk te vrau!
*
Si s’ma le , te qete nje çike
Here e ndez , e here e fike,
Kur e shuan , kur i fryne
Ku e gjen gjith ate fryme ?!
*
Ah, ajo e jotja fryme
Mbi buze , kur te bie si Bryme ,
Sapo del , nder te gdhire
Si Vesa , mbi lule Blire!
*
Mos u bej , aq e lige
Shkunde pak , buzen nje çike ,
Vetem sa te bjere nje pike
Se me bere shendet lige !
*
Shkunde , te me bjere si Vese
Me buzen , nen buze ta prese ,
Veç nje here , nje pike po munde
Nga ajo buza jote shkunde !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com