August 9, 2024

Me je e shtrenjte – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME JE E SHTRENJTE

Si ikin vitet ne kete jete,
mbaj mend vehten time femi,
dhe ty, nje zonje plot sharm e drite,
me dy syte e kalter si qielli,
Qe merrnin dhe jepnin rreze dielli,
ne vorbullen e diteve qe rrokullisem,
u rritem bashke te dyja, pa aksese,
sejcila ne rrugen e drejte, pa kthim.
Dhe vjen kjo dite, e bukur, sublime,
gezohu nenoke eshte ditelindja jote,
mbush sot plot tetedhjete e tre vjet,
bashke me ty, ne behemi me flete.
Se te kishim zonje mbi zonjat,
te kemi frymemarrje, drite te syrit,
me ty te hapura jan’ te gjitha portat,
rruget e nisjes dhe te rikthimit.
Nena ne fakt, eshte parajsa e bukur,
muzika qe mesojme qe kur lindim,
puthja e saj na ben te lumtur,
perkedhelia na ngre peshe shpirtin.
Nenoke me je e shtrenjte sa vet jeta,
me ty prane, kjo bote ka shpresa,
ka endra,, kenge, gezim cdo dite,
kujdesi dashuria qe te fal nena,.
Jeto nenoke edhe njeqind te tjere vite,
me ty, me te bukur me celin agimet,
per gjithe sakrificat, dhe mundimet,
jam gati te fal, jete nga jeta ime.
Na rrit dashuria na pjek cdo dite,
se nena eshte perendi mbi perendite.

Tirane 07 07 2020,
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com