August 5, 2024

Sonte, unë dhe Gjergji – Kema V. Hasani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sonte, unë dhe Gjergji
Duke kuvenduar
U Ndjeva shumë i sigurtë
Ai më ruan besnikërishtë
Më ruan nga mbrapa
Jo vetëm mua që më ruan
Ai 25 vite me radhë e ruajti Evropën
Lartmadhëria e tij lindin rrallë
Mos të them njëherë në 1 mijë vite
Sikur të mos ishte nga ky planet
Erdhi në kohën e duhur
Sikur erdhi nga një ýllësi tjetêr
Me një mision të shejtë
Për t’i nderu këto troje
Që të shpëtojë njerzimin
Trojet tona dhe evropen!
T’a njihte ai më mirë këtë evropë?!
Ndoshta gaboj nëse flas n’emër tij
Sonte jam tejet i dëshpruar dhe i lodhur
Mu kujtua kulla e Jasharajve, Bacës Adem
Lufta ishte e tmerrshme në prekaz
Trimat nuk dorëzohen dot
Më shkoj mendja, ku nuk më shkojë
Sonte fluturova mbi çamëri, Iliridë
Malësi dhe Luginë e deri te molla e kuqe
Jemi një popull, flasim një gjuhë
Nuk kemi nga afërsia shumë miqë
Por kemi heronjë që e shkruan historinë
Këtu jemi ku jemi falë krenarisë së Akilit, Pirros, Aleksandrit, Skënderbeut dhe tutje.
Dhe prapë do ta shkruajmë historinë
Deshëm apo nuk deshëm ne
Gjaku Dardan nuk rrinë i qetë
Është gjakë i pastër dhe i shejtë
Atë e bekoj zoti.

K.V. Hasani
21.01.2016

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com