August 3, 2024

Aventura e elefantit – Violeta Kadriu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AVENTURA E ELEFANTIT

Një elefant i vogël
një ditë doli në sheti,
vendosi të dalë i vetëm
e nuk deshti me vete shoqëri.

Duke ecur nëpër xhungël
një kengur rrugën ia zuri,
oh,i gjori e i urti kengur
elefantit s’i vinte as tek gjuri!

Duke ecur pak më tutje
para syve i doli një drenushë,
tek lozte e qeshte me te vegjëlit
e papra i puthte në gushë.

Më tutje,në një degë
me kureshtje pa një qukapik,
tek me lezet e ëndje e qukiste
dhe hante një të vogël fik.

Këtu qenkan bërë shokë
zebra dhe luani,
e unë mendoja se janë armiq
më paska gënjyer ujk qyqani!

Edhe ujku e qengjat
ketu tok po lozkan valle,
e unë mërzitesha për qengjat
po në këtë vend nuk paska halle!

Pak i lodhur u ul të pushonte
elefanti skaj një lumi,
u habit kur aty e pa
tek pinte ujë e lahej pëllumbi!

Mendoi të peshkonte e më pas te lahej,
befas para tureqkës i doli miu,
sa u frikësua e nisi të ikte
me vrap elefanti ynë fatziu!

Ah,mor mi o mi tullac
aq i vogël e me sherre shumë
pse s’e le elefantin rehat
te peshkojë e të lahet në lum…

VIOLETA KADRIU 1 QERSHOR 2020 PODUJEVE

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com