Çmenduri – Gëzim Ajgeraj
ÇMENDURI
I vogël shumë i vogël ky topth
Për etjen e pangopshme njerëzore
Në përllogaritjen e të mëdhenjve
Numri i tepërt i kokave ia zë hisen e diellit
Medet, ç’logjikë ka zbritur
kokave të mendimit të politikave globale
Në strategjinë e projekteve të së ardhmes
Eksperimenti i mortit projekt famuoz
Pangopshmëria e të mëdhenjve
Kërkon t’i hajë të vegjlit
Zot, dikush po kërkon
Të t’i kapë edhe frerët e rriskut të kokave,
nga dora jote
Miopia njerëzore ka harruar
Se s’ka nevojë më shumë se për dy metra katrorë
As edhe përcaktimin
Se pas një shekulli askush s’do të jetë këtu
Më thuaj, o njeri i pangopshëm
Kush po e luan rolin e Zotit në tokë?!
Maj, 2020